Rritet në 16 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

Është rritur në 16 numri i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dheut më 24 qershor në qytetin Medellin të Kolumbisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Bashkia e Medellinit thuhet janë gjetur trupa të tjerë në rrëshqitjen e dheut që ndodhi në rajonet Bello dhe Altos de Oriente të qytetit pas reshjeve të dendura të shiut.

Në deklaratë thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut është rritur në 16 ndërsa 8 persona rezultojnë të zhdukur.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se rreth 50 shtëpi u dëmtuan dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerje.

Në anën tjetër, 971 persona që u dëmtuan nga katastrofa e përmbytjeve janë strehuar në qendrat komunale dhe se atyre u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

Reshjet e dendura të shiut që kanë qenë efektive në të gjithë Kolumbinë që nga marsi shkaktuan humbje jetësh dhe dëme materiale në shumë rajone.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button