Rriten pagat në Avokaturën e Shtetit, nënshkruhet marrëveshja kolektive

Sot është një ditë me rëndësi të veçantë për Avokaturën e Shtetit dhe për të gjithë ata që çdo ditë kontribuojnë në funksionimin e saj.
Me bindjen se një institucion i fortë ndërtohet mbi punën dhe përkushtimin e njerëzve të tij, kemi ndërmarrë një hap konkret që synon të përmirësojë drejtpërdrejt mirëqenien e punonjësve tanë.
Është nënshkruar marrëveshja kolektive me përfaqësuesit e sindikatave, e cila për herë të parë sjell rritje të strukturuar të pagave për të gjithë të punësuarit në Avokaturën e Shtetit.
Kjo marrëveshje parasheh:
7% rritje të pagave nga marsi 2026
7% rritje të pagave nga marsi 2027
7% rritje të pagave nga marsi 2028
Këto nuk janë vetëm shifra, por janë një shprehje konkrete e respektit ndaj punës së përditshme, përgjegjësisë dhe përkushtimit që punonjësit tanë tregojnë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Një falënderim i sinqertë për Qeverinë e RMV-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij procesi të rëndësishëm.
Ky është një hap i qëndrueshëm drejt rritjes së motivimit, forcimit të institucionit dhe ngritjes së dinjitetit të çdo punonjësi që kontribuon në Avokaturën e Shtetit.



