Rrëzohet struktura reklamuese në një festival në Qipro, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ndodhi të enjten në mëngjes në vendin ku do të mbahet festivali i teknologjisë TEKNOFEST në Qipro. Mësohet se skena ku do të mbahej aktiviteti është rrëzuar ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Njëri prej të plagosurve është shtruar në spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv.
“Struktura reklamuese në vendin e Teknofest, i cili po zhvillohet në “aeroportin” e vjetër të Ercan, u përmbys për shkak të erërave të forta. Sipas informacioneve, trajtimi i tre të plagosurve vazhdon në “Spitalin Shtetëror të Nikosisë,” thuhet në njoftim.
Policia njoftoi se incidenti ndodhi rreth orës 13:20, me dy persona të plagosur, të cilët u dërguan në spital. Ata theksuan se njëri prej të plagosurve iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe tjetrin në një njësi të kujdesit intensiv pas operacionit.
Presidenti turk, Tayyip Erdogan do të marrë pjesë në festivalin e teknologjisë TEKNOFEST të shtunën e ardhshme, siç është njoftuar më parë.