Rrëzohet një avion ambulancë në Kolumbi, 4 të vdekur

Katër persona kanë humbur jetën sot në një aksident avioni ambulancë në Kolumbi, transmeton Anadolu.

Zyrtarët e vendit të Amerikës së Jugut thanë se avioni u rrëzua në një zonë malore pranë qytetit Yarumal në rajonin Antioquia, duke u përfshirë nga flakët.

Në zonë janë dërguar disa ekipe kërkim-shpëtimi.

Përplasja mori jetën e dy pilotëve, një infermieri dhe një mjeku.

Avioni, i cili u ngrit nga rajoni Cordoba, ishte rrugës për në Medellin, në veriperëndim të Kolumbisë.

Autoritetet kanë nisur hetim për ngjarjen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button