Rrëzohet në SHBA, 6 persona të zhdukur

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në brigjet perëndimore të San Diegos, SHBA, pasi një aeroplan i vogël Cessna 414 me dy motorë u rrëzua në det të dielën pasdite, duke lënë gjashtë persona të zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Roja Bregdetare amerikane raportoi se përplasja ndodhi rreth orës 12:45 të pasdites, tre milje larg bregut të Point Loma, në një zonë detare me thellësi rreth 200 metra. Në operacion janë përfshirë edhe agjencitë Doganat dhe Mbrojtja Kufitare, Roja Bregdetare e San Diegos dhe ekipet lokale të shpëtimit, të cilat kanë ndërmarrë kërkime intensive nga ajri dhe uji.

Zyrtari i Rojës Bregdetare, Ryan Graves, konfirmoi për Los Angeles Times se deri në orën 23:30 sipas kohës lokale, asnjë nga gjashtë pasagjerët nuk ishte gjetur. Anija “Sea Otter” qëndroi gjatë gjithë natës në vendngjarje, ndërsa kërkimet me helikopter pritet të rifillojnë me agimin.
Një dëshmitar okular, Tyson Wislowski, që ndodhej pranë vendit duke bërë surf, tha për NBC4: “E pashë të binte në një kënd. Herën tjetër që doli nga retë, shkoi drejt e në oqean. Me forcë të plotë.”

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Deri më tani, nuk janë publikuar detaje rreth identitetit të personave të zhdukur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button