Rrëshqitja e dheut në Zelandën e Re, gjenden mbetje njerëzore, gjashtë persona ende të zhdukur

Policia e Zelandës së Re njoftoi se shpresat për të gjetur të mbijetuar pas rrëshqitjes së dheut që goditi një kamping në Ishullin e Veriut janë jashtëzakonisht të vogla. Mbetjet njerëzore u gjetën gjatë natës në vendin e katastrofës, duke e bërë situatën edhe më dramatike.
Rrëshqitja ndodhi të enjten në një kamping në malin Maunganui, në bregun lindor të Ishullit të Veriut, pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Fati i gjashtë personave, përfshirë dy të mitur, mbetet i panjohur. Shefi i policisë, Tim Anderson, deklaroi se kërkimi për të mbijetuarit është ndërprerë dhe përpjekjet tani janë përqendruar në identifikimin e të vdekurve. “Mundësia për të gjetur dikë gjallë është jashtëzakonisht e pamundur, sipas ekspertëve, por nuk mund ta përjashtosh kurrë,” tha ai.
Sipas policisë, nuk ka pasur shenja jete që nga e enjtja, kur ekipet e para të shpëtimit raportuan se kishin dëgjuar zëra nga rrënojat.
Ndërhyrja e Kryeministrit
Kryeministri Christopher Lacson u shpreh publikisht i tronditur nga tragjedia. “Jemi të shkatërruar kur mësojmë atë nga e cila të gjithë kishim frikë,” shkroi ai në platformën X. Duke iu drejtuar familjeve të viktimave, Lacson shtoi: “Për familjet që kanë humbur të dashurit: çdo neozelandez vajton me ju.”.
Kryeministri vizitoi qytetin e Taurangës të premten, ku u takua me familjet në kampin e prekur, duke shprehur mbështetjen e qeverisë. Rrëshqitja e dytë vdekjeprurëse në rajon
Po atë ditë, një rrëshqitje tjetër toke ndodhi në periferinë fqinje të Papamoas, ku humbën jetën një grua e moshuar dhe nipi i saj, duke shtuar shqetësimet për pasojat e motit ekstrem në zonë. Autoritetet vazhdojnë operacionet në kushte të vështira, ndërsa vendi përballet me një tragjedi që ka tronditur mbarë Zelandën e Re.
Six people are missing after a landslide hit a busy campground on New Zealand’s North Island on January 22. Authorities reported on January 23 that emergency crews are still searching. pic.twitter.com/vCrlEOGkjN
— Priya kumari Jha (@KumariCr) January 24, 2026



