Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit, një nga më të mëdhenjtë në Kanada, u mbyll për gati një orë të martën pasi një aeroplan i vogël u raportua se ishte “rrëmbyer”, sipas raportimit të autoriteteve.
Policia tha se mori një raport në orën 13:10 një aeroplan me një motor dhe katër vende, ishte “rrëmbyer në zonën e Ishullit të Vankuverit dhe po i afrohej hapësirës ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Vankuverit.
“I dyshuari ishte personi i vetëm në bordin e avionit. Ai u arrestua pa rezistencë dhe pa “asnjë incident” pasi Cessna u ul rreth një orë më vonë, tha policia, pa shpjegime të mëtejshme.
Nëntë fluturime hyrëse u devijuan gjithashtu në disa aeroporte të tjera.