Ronaldo thyen tjetër rekord

Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 958-të golave të shënuar në karrierë.

 

Bëhet po ashtu futbollisti i parë në histori që realizon në 25 vite kalendarike rresht. Me skuadrën Al Nassr në Arabinë Saudite, Ronaldo tani ka 114 gola dhe 22 asistime në 128 paraqitje.

 

Golin e 958-të në karrierën e jashtëzakonshme, Ronaldo e realizoi të enjten mbrëma nga penalltia në minutën e 81-të. Megjithatë, skuadra e tij u mposht në shtëpi nga Al Qadsiah, 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të.

 

Al Nassr ka 31 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Al Hilali lider.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button