Ronaldo nuk deshi ta marrë vëmendjen, andaj nuk shkoi në varrimin e Jotës, raporton “Mirror”

Mungesa e Cristiano Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës ka ngjallur reagime dhe diskutime në opinionin publik.

Portugalia është tronditur me mungesën e kapitenit të saj, Cristiano Ronaldos, që nuk ka udhëtuar në Portugali për të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore, shkruan “Gazeta Express”.

Ende nuk dihet arsyeja e mungesës së Ronaldos, por sipas raportimit të gazetës britanike, Mirror, vendimi i yllit portugez ka qenë i menduar dhe i ndjeshëm ndaj situatës së rëndë.

Sipas mediumit britanik, Ronaldo ka zgjedhur të mos marrë pjesë në ceremoninë mortore që u mbajt në qytetin e vogël Gondomar, nga frika se prania e tij mund ta kishte shpërqendruar vëmendjen nga vetë ceremonia dhe dhimbja kolektive, duke e kthyer në një moment mediatik për shkak të famës së tij.
“Mirror Football” shkruan se Ronaldo është treguar i kujdesshëm për të mos e eklipsuar lamtumirën e fundit ndaj shokut të tij të kombëtares dhe mikut të ri, Diogo Jota, duke u treguar i vetëdijshëm për ndikimin që ka në çdo paraqitje publike.
“Ai ka preferuar të mbajë një profil të ulët këto ditë, duke qëndruar i rrethuar nga familja e tij,” raportoi gazeta britanike.

Sipas gazetës “Ultima Hora” nga Mallorca përmes “Daily Mail”, thuhet se Cristiano Ronaldo është parë në pushime në ishull, me jahtin e tij 5.5 milion paundësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button