Ronaldinjo: Vështirë të them se Mesi është futbollisti më i mirë

Legjenda braziliane, Ronaldinjo ka shpjeguar pse ish-bashkëlojtari i tij, Lionel Messi nuk është më i miri në historinë e futbollit.
Për shumë kë ylli i Inter Majamit është padyshim futbollisti më i mirë ndonjëherë që ka luajtur futboll. Por, ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Ronaldinjo ka dyshimet e veta dhe nuk mund ta cilësoj si të tillë.
Fituesi i Topit të Artë të vitit 2005, tregoi se kush beson se është futbollisti më i madh në histori.
“Ka Diego Maradona, Pele, Ronaldo. Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në historinë e futbollit. Mund të them vetëm se ai është lojtari më i mirë i epokës së tij”, ka thënë Ronaldinjo.