Rodrygo: Pres një betejë sot në Manchester

Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Manchester City, sot në mbrëmje në Champions League. “Do të jetë e vështirë si gjithmonë, veçanërisht kur luajmë jashtë shtëpisë. Ata gjithmonë bëjnë shumë presion në minutat e para, duke pasur të njëjtin mentalitet si sezonin e kaluar”, tha Rodrygo.
“Pothuajse të gjitha skuadrat që vijnë këtu vuajnë, sepse gjithmonë kanë kontrollin e topit dhe kjo mund të ndodhë edhe sot. Gjithsesi, ne do të përpiqemi të reagojmë. Unë do të bëj atë që më kërkon trajneri, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje“, u shpreh braziliani.

Rodrigo pohon kërkesat e trajnerit Ancelotti, për më shumë mbështetje mbrojtjes: “Ne e dimë se sa të rëndësishëm jemi. Ata që luajnë pas nesh janë të infektuar nga qëndrimi ynë i mirë dhe ne e pamë atë, për shembull, në pjesën e dytë të derbit, që ishte më mirë se e para“.

“Unë e vlerësoj shumë trajnerin Ancelotti, sepse ai më ndihmon gjithmonë. Është kënaqësi të punoj me të, sepse ai gjithmonë më bën të përmirësohem si dhe gjithë ekipin. Detyra ime është të punoj, të përpiqem të marr versionin më të mirë të vetes. Sekreti është ky: të vazhdoj të punoj gjithmonë”, tha Rodrygo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button