Robert Fico shkon në Moskë, kryeministri sllovak i pari lider i BE që takon Putin në Kremlin
Kryeministri sllovak Robert Fico ka udhëtuar drejt Moskës, ku ka takuar Presidenti rus, Vladimir Putinin.
Fokusi i diskutimeve do të jetë një kontratë që skadon së shpejti e cila lejon kalimin e gazit natyror rus përmes Ukrainës.
Fico tha se takimi me Putin erdhi si kundërpërgjigje ndaj Ukrainës e cila deklaroi se nuk do të rinovojë kontratën qe përfundon më 31 dhjetor.
“Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi gatishmërinë e Federatës Ruse për të vazhduar furnizimin me gaz në Perëndim dhe në Sllovaki, duke pasur parasysh qëndrimin e presidentit ukrainas. Në një bisedë të gjatë me Putin shkëmbyem mendime mbi situatën në Ukrainë, mundësitë e një përfundimi të shpejte të luftës”, tha Robert Fico.
Robert Fico është një nga liderët e paktë evropianë me të cilët kreu i Kremlinit ka mbajtur kontakte që kur Moska filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës gati tre vjet më parë.
Vizita e kryeministrit të vendit anëtar të NATO-s dhe BE-së nuk ishte paralajmëruar më parë, por Fico tha se zyrtarët e lartë të unionit ishin informuar për udhëtimin e tij drejt Moskës.