RMV nikoqire e Kampionatit Evropian të Mundjes U20, Sali: Përkushtim i plotë për promovimin e sportit dhe përfaqësimin e vendit

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, njoftoi pas takimit me kryetarin e Federatës së Mundjes, Dejan Bogdanov, dhe zëvendësministren e Sportit, Safije Sadiki Shaini, se qeveria po mbështet me përkushtim organizimin e Kampionatit Evropian të Mundjes U20:
“Si qeveri, kemi treguar përkushtim të plotë duke e mbështetur këtë ngjarje të rëndësishme sportive, me qëllim promovimin e sportit dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në arenën ndërkombëtare,” tha Sali.
Kjo do të jetë një mundësi e veçantë për Maqedoninë e Veriut që të tregojë kapacitetet organizative dhe të forcojë prezencën e saj në sportet evropiane.



