RMV do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës

“Presidentja Gordana Siljanovska Davkovka, më 11 dhe 12 qershor të vitit 2024, në Berlin të Republikës Federale Gjermane, do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës”, njoftoi Presidenca.
Ajo pritet të ketë mbajë fjalim në konferencë, ku qëllimi është të sigurohet mbështetje e vazhdueshme ndërkombëtarë për rindërtimi, rekonstruktimin, reformimin dhe modernizimin e Ukrainës.
“Në konferencë, nikoqir i së cilës është kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Vladimir Zelenski, është planifikuar pjesëmarrja e shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, bizneset dhe sektori qytetar”, sqaroi Presidenca.
Kujtojmë që Rusia agresionin e saj në Ukrainë e filloi me 24 shkurt 2022.
Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në nisma të ndryshme ndërkombëtare në krah të Ukrainës, duke i dhuruar edhe mbështetje me armë.



