Ristovski: Ka akuza kundër 11 personave për abuzim me vauçerët sportivë, paratë e buxhetit janë shpenzuar pa kontroll

Ministri i Sportit, Borko Ristovski, në emisionin “Daily Click” në TV21 tha se në të kaluarën ka pasur abuzime me vauçerët sportivë, të cilët nuk janë ndarë sipas kritereve. Për këtë arsye, siç tha Ristovski, ka 11 akuza për shpenzim të paligjshëm të parave buxhetore.

“Ka akuza kundër 11 personave për mosrespektimin e kritereve për vauçerë sportivë. Nuk kishte kontrolle për asgjë, u kërkohej subjekteve sportive të shkruanin raporte për shpenzimet e parave, dhe ato raporte kryesisht ishin tekst i shkruar në një fletë pa përmbajtje”, tha Ristovski, duke shpjeguar se si tani do të kontrollohet shpenzimi i parave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button