Risi në mënyrën e financimit! Konkurset për përkrahje të projekteve të Kulturës do të publikohen nesër

Ministri Zoran Lutkov duke i paralajmëruar mënyrat e financimit të projekteve të kulturës, tha se konkurset janë reformuese dhe me ndryshim të mënyrës së financimit, me çka bëhet “lëvizje cilësore e jo sasiore në kulturë”. Është caktuar se cili projekt sa mjete mund të marrë ndërsa ndryshimet janë bërë sipas analizave të financimit të deritanishëm në konsultim me palët e prekura të cilat deri më tani janë paraqitur në konkurse.
Në vitet e kaluara janë prezantuar numra paushallë, ndërsa ky vit numrat do të kufizohen. Nuk do të ketë më dallime të mëdha në përkrahjen e projekteve të llojit të njëjtë por sipas analizave të projekteve të realizuara paraprakisht , do të subvencionohen nevojat dhe shpenzimet reale për projektet., tha Zoran Lutkov, ministër për Kulturë dhe Turizëm

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button