Rikthimi i internetit tregon se protestat në Iran tani janë nën kontroll

Mehran Kamrava, analist për Iranin në Universitetin Georgetown në Katar, thotë se vendimi i qeverisë për të mbyllur internetin ishte kryesisht i motivuar nga synimi për të ndaluar mobilizimin masiv në rrugë.
Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi kishte deklaruar më herët se interneti do të rikthehej së shpejti.
Udhëheqja iraniane dëshiron të tregojë se situata në vend është nën kontroll dhe pikërisht për këtë arsye interneti do të vihet sërish në funksion, i tha Kamrava Al Jazeera-s.
Araghchi “nuk dëshiron të humbasë fytyrën”, shtoi ai, “por ajo që po shohim është një qasje me disa drejtime” nga ana e Iranit për t’i dhënë fund trazirave.
“Kjo është një nga krizat më serioze me të cilat është përballur qeveria në Teheran dhe ata janë në modalitet të menaxhimit të krizës. Ajo që po përpiqen të bëjnë është ta ç’aktivizojnë situatën, të tregojnë se publiku i mbështet, por edhe t’i dërgojnë një mesazh Shteteve të Bashkuara – drejtpërdrejt dhe tërthorazi – se qeveria është në kontroll dhe është e interesuar për negociata.” /Al Jazeera/



