Rikthehet spektakli “Champions”/ Këtë mesjavë do të luhen ndeshjet e para të sezonit të ri

Edhe pse vjet u eliminuan pak si shpejt, e kanë si shtëpinë e tyre. Futbollistët e Realit realizuan edhe përgatitjen fundit për nisjen e sezonit të ri në Champions, dhe rivali ka një emër të veçantë edhe pse është mundur gjithmonë.
Në “Santiago Bernabeu” në orëen 21:00 del Olimpik i Marsejës, dikur kampion i Europës, ndonëse kjo është shumë pak për një superfuqi që ka fituar 15 herë Ligën e Kampionëve.
Trajneri Shabi Alonso do të bëjë debutimin në stolin madrilen.
Reali ka disa mungesa si Rydiger, Mendi dhe Endrik, por Belingham e Kamavinga janë kthyer nga dëmtimet, një lajm shumë i mirë. “Merengesit” janë në formë të madhe deri tani në La Liga, duke kryesuar me 4 fitore radhazi, ndërsa po ashtu I kanë fituar të 4 ndeshjet ndaj Marsejës në Ligën e Kampionëve
Sonte po në 21:00 zbret në fushë edhe Juventusi. “Zonja e Vjetër” nga Italia do të synojë të konfirmojë formën shumë të mirë që ka në Serinë A me 3 fitore radhazi, duke kryesuar bashkë me Napolin.
Suksesi kundër Interit me shifrat 4-3 në Torino ishte mënyra më e mirë për të përgatitur Championsin, pasi skuadra tregoi karakter edhe pse u ndodh në vështirësi.
Trajneri Igor Tudor për fat nuk ka asnjë problem me dëmtimet apo pezullimet, pra mund të luajë me formacionin më të fortë përfshi mbrojtësit Bremer, Gati e Kelli, Lokatelin në regji dhe Turamin pranë tij, si dhe dyshen e sulmit David-Vlahovic.
Dortmund, ndërkaq, po përgatitet i qetë sepse forma në Bundesligë është e mirë, ndonëse dëmtimet shqetësojnë. Trajneri Niko Kovac nuk ka treshen Emre Xhan-Zyle-Shloterbek, por Xhob Belingham pritet titullar.
Në 5 ndeshje në Champions ndaj Juves, gjermanët kanë fituar dy dhe kanë humbur tre. Spikat sonte edhe Arsenali, që vjet arriti në gjysmëfinale dhe luftoi fort ndaj Paris SG për finalen.
Londinezët do të kenë një provë të vështirë në orën 18:45, pasi luajnë në fushën e Bilbaos. Trajneri Arteta ka shumë dëmtime si Saka, Haverc e Gabriel Zhezus, ndërsa Odegard, Saliba dhe Norgard janë në dyshim. Gjithsesi, në fushë do të jenë yjet e Anglisë Deklan Rajs, Madueke e Ljuis-Skelli, si dhe sulmuesi i momentit, Gjokeresh.