Rikthehet Koce Trajanovski, bëhet drejtor

Ish-kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, është drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore , konfirmojnë nga Qeveria. Trajanovski zëvendëson Ejup Rrustemin nga BDI, i cili u shkarkua nga posti në seancën e fundit qeveritare të mbajtur dje.

Trajanovski ka qenë kryetar i Qytetit të Shkupit për dy mandate, nga viti 2009 deri në vitin 2017, ndërsa më parë nga viti 2005 deri në vitin 2009 i Komunës së Gazi Babës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, si kryetar i Shkupit humbi nga kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov.

Në zgjedhjet e vitit 2021, ndonëse u përmend se do të jetë sërish kandidat për kryetar komune, VMRO-DPMNE propozoi Danella Arsovskën, e cila është kryetare aktuale e Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button