Rijaseti i BFI-së shkarkon muftinjtë e Tetovës dhe Strugës

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame ka njoftuar se gjatë mbledhjes së mbajtur më datë 08.11.2023 ka marrë vendim për të shkarkuar nga detyra Muftiun e Tetovës dhe atë të Strugës.
“Gjatë kësaj mbledhje Rijaseti diskutoi për gjendjen aktuale në Muftininë e Tetovës dhe Muftininë e Strugës, ndaj të cilëve u soll vendim unanim nga Rijaseti i BFI-së, për shkarkimin nga detyra e Muftiut të Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi dhe në vend të tij për ushtrues detyre deri në zgjedhje të reja të Muftinisë së Tetovës u emërua Ushtrues Detyre Mufti dr. Selver Xhemaili. Po ashtu nga detyra u shkarkua edhe Muftiu i Muftinisë së Strugës, Salim Sulejmani, në vend të të cilit u emërua Ushtrues Detyre Mufti i Muftinisë së Strugës Mr. Jusuf Ismaili, deri në zgjedhje të reja.
Rijaseti i BFI e RMV, si organi më i lartë kolektiv, vendimet e lartëpërmendura i mori për ta ruajtur unitetin e popullatës muslimane në vendin tonë si dhe për ta ruajtur integritetin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së”, thuhet në njoftimin e BFI-së.




Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button