Rezultatet negative, te Juventusi vendosin për të ardhmen e trajnerit

Humbja ndaj Comos la shije të hidhur te Juventusi, por e ardhmja e trajnerit Igor Tudor nuk është në dyshim. Klubi torinez ka vendosur që t’i besojë sërish teknikut, edhe pse në gjashtë ndeshjet e fundit (Kampionat+Champions), bardhezinjtë nuk njohin fitore.

Marrëdhënia jo dhe aq e mirë midis Tudor dhe drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli po nxit thashetheme, por për momentin në Torino nuk priten ndryshime. Situata mund të ndryshojë, nëse Juvja vijon me rezultate negative.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button