Rezistenca palestineze i kërkon samitit arabo-islam të qëndrojë kundër ‘judaizimit’ të Jerusalemit
Grupi i rezistencës palestineze Hamasi i bëri thirrje samitit të përbashkët pasues arabo-islam të javës së ardhshme që të marrë përgjegjësinë për qytetin e pushtuar të Jerusalemit, i cili po kalon një “fushatë sistematike izraelite judaizimi”.
“Është koha që kombet islame të përmbushin detyrat e tyre fetare dhe politike ndaj qytetit të shenjtë, i cili po përballet me një fushatë të gjerë judaizimi nga qeveria okupatore izraelite”, tha në një deklaratë anëtari i byrosë politike të Hamasit, Haroun Nasser al-Din.
Zyrtari theksoi se vendet islame “posedojnë burimet e nevojshme për të ushtruar presion mbi fuqitë globale për të frenuar pushtimin izraelit dhe për të ndalur krimet e tij kundër popullit palestinez dhe shenjtërive islame”. /TRT World/