Revizioni: Konviktet studentore nuk kanë kushte për jetë të studentëve

Studentët në konvikte nuk kanë akomodim dhe ushqim adekuat dhe masat për zhvillimin e standardeve studentore të marra nga organet kompetente shtetërore nuk janë të mjaftueshme, thuhet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.

Revizorët konstatuan një ulje të ndjeshme të kapaciteteve akomoduese në të gjitha konviktet në periudhën 2019-2022, pra nga 5812 shtretër në 4490 në vitin 2022. Pagesa e mjeteve në konviktet shtetërore të studentëve nuk bëhet në bazë të listave të përditësuara të studentëve të akomoduar që miratohen nga ministria.

“Ambientet që përdorin studentët janë kryesisht të vjetra dhe nuk i plotësojnë nevojat e jetës moderne. Ka pakënaqësi te studentët për ushqimin, akomodimin dhe funksionimin e konvikteve”, thuhet në raportin e Revizorit.

Enti Shtetëror për Revizion në bashkëpunim me një ekspert të pavarur ka realizuar një anketë mes studentëve në të cilën ata vlerësojnë akomodimin në konvikte në shkallë nga 1 deri në 5. Në anketë janë përgjigjur 286 studentë, që është 8,25% e numrit të përgjithshëm të studentëve në konviktet, dhe nota mesatare është 2.

Nota për ushqim është 2.6, për higjienë 2.4, për pajisje teknike 1.6, për internet 1.8 dhe kushtet e mësimit janë vlerësuar me 2.5.

Auditorët kanë konstatuar rënie të numrit të bursave të aprovuara, dhe rritje të numrit të aplikacioneve, gjë që tregon për një interesim të madh nga ana e studentëve, por për ekzistimin e dobësive në procedurën e ndarjes së bursave.

Auditorët kanë konstatuar mangësi edhe në pagesën e ushqimit të studentëve.

“Pagesa përmes llogarive të transaksionit të studentëve nuk lejon të konfirmohet se mjetet e paguara për vitin 2022 në vlerë prej 11 milionë euro ose 50 për qind e totalit të mjeteve për standardin studentor, janë përdorur ekskluzivisht për qëllimin e synuar.

Nga buxheti i Ministrisë së Arsimit në vitin 2022 janë ndarë 22.6 milionë euro. Gjysma e tyre ose 11 milionë euro janë për ushqimin e studentëve, 6.8 milionë euro për bursa studentore dhe 3.7 milionë për akomodim dhe ushqim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button