Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë përmbytje në stacionet e metrosë në New York

Shirat e rrëmbyeshëm të cilët ishin efektivë në New York të SHBA-së, shkaktuan përmbytje në të gjithë qytetin, raporton Anadolu.

Reshjet ndikuan negativisht jetën e përditshme, ndërsa disa stacione në linjën e metrosë “numër 6” u përmbytën.

Gjithashtu reshjet intensive ndikuan negativisht në transportin urban dhe banorët përjetuan vështirësi në stacione.

Si pasojë e shiut u shënuan dëme në stacione dhe trena duke depërtuar brenda tyre.

Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në New York City dhe qarqet përreth, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button