Republika Sërpska miraton Deklaratën e “Kuvendit panserb”

Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, ka miratuar të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb, e cila doli nga një “Kuvend panserb” muajin e kaluar në Beograd.

Deklarata, e miratuar më 8 qershor në Beograd në një takim të përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Sërpska, përbëhet nga 49 pika dhe përmend edhe Kosovën. Aty thuhet se Deklaratë përmendet edhe se Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që Kuvendi panserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Miratimi i kësaj Deklarate është dënuar nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, si dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button