Rëndohet bilanci i viktimave pas shpërthimit në depon e naftës! 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Pesë të vdekur dhe 23 të plagosur janë bilanci përfundimtar i shpërthimit që ndodhi dje në depon e naftës së Grupit Italian të Hidrokarbureve Eni, në rajonin e Toskanës.
Prokuroria e Pratos ka hapur një hetim lidhur me shpërthimin, por ekspertët thonë se “është ende herët për të dhënë përgjigje përfundimtare për shkaqet e shpërthimit”. Guvernatori rajonal i Toskanës, Eugenio Gianni, ka kërkuar që kjo infrastrukturë të zhvendoset në një zonë tjetër, sepse kur u krijua nuk kishte zona banimi afër dhe tashmë përbën rrezik për jetën e banorëve.
“Kemi një numër të lartë të aksidenteve në punë, me shumë viktima. Numri i inspektimeve duhet të rritet, diçka për të cilën ne kujdesemi si qeveri dhe bizneset që garantojnë vende pune të sigurta duhet të shpërblehen, për shembull me lehtësim taksash”, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, në një emision të televizionit publik italian Rai.
Rajoni i Toskanës ka shpallur ditën e nesërme si ditë zie për qytetaret që humbën jetën nga shpërthimi.