Rendevska: Inspektorët do ta përcjellin gjendjen me çmimet në terren

Këshilli Inspektues paralajmëron se do ta përcjellë  gjendjen me çmimet e produkteve ushqimore pas ndërprerjes  të vlefshmërisë së masës për çmime të garantuara, por nga aty thonë se duhet lënë pak edhe  në ndërgjegjen e prodhuesve dhe tregtarëve të cilët duhet të jenë në funksion të qytetarëve.

“Jemi dëshmitarë  se Inspektorati Shtetëror i Tregut në periudhën e kaluar ka qenë aktiv në terren  dhe këtë më së miri e kanë ndjerë qytetarët sepse vazhdimisht kanë kontrolluar çmimet e garantuara. Tani le t’i lëmë pak ndërgjegjes së subjekteve të mbikëqyrjes, gjegjësisht prodhuesve dhe tregtarëve. Jemi në pritje të miratimit të zgjidhjes sistematike të Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, veçanërisht në tregtinë e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Gjithsesi, inspektorët nga Inspektorati i Tregut do të vazhdojnë me vigjilencë  ta përcjellin  situatën në terren dhe shpresojmë se edhe subjektet e mbikëqyrjes, gjegjësisht marketet të jenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi sot kryetarja e Këshillit Inspektues  Këshilli, c

Masa e garantuar e çmimit për disa produkte ushqimore, si buka, qumështi, kosi,…, disa produkte mishi, si dhe pijet joalkoolike dhe birra  nga nesër nuk do të vlejë. Skadon edhe afati i vendimit të qeverisë për uljen e detyrimeve të importit për perimet. Autoritetet paralajmërojnë përforcim të kontrolleve për të ndërhyrë në rast të rritjes drastike të çmimit të produkteve, duke qenë se ligji për praktikat e padrejta tregtare, me të cilin  pritet të amortizohet gjendja, ende nuk është miratuar.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi   dje porositi se çdo sjellje joetike të çdo tregtari do të ndëshkohet. Ai u bëri thirrje të reagojnë Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button