Regjim i veçantë trafiku në një pjesë të Shkupit për shkak të daljes nga shtrati të lumit Markov

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në territorin e qytetit të Shkupit dhe daljes nga shtrati të lumit Markova, rruga lokale midis fshatrave Lisiçe e epërme dhe Lisiçe e poshtme mbetet e mbyllur në të dyja drejtimet, si dhe hyrja për në fshatin Batinci në të dyja drejtimet.
Për këtë arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor ka marrë masa për një regjim të veçantë trafiku.
Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.