Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup të dielën

MPB i njofton qytetarët e Shkupit se me datën 31.03.2024 (e diel) duke filluar nga ora 09:00 për shkak të mbajtjes së garës atletike në gjatësi prej 10 km, nga parkingu i poshtëm në Vodno të MEsme përgjatë rrugës rajonale ( R2138) deri te parkingu tek manastiri “Shën Panteleimoni” dhe anasjelltas, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të devijohet përgjatë rrugëve përreth.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri tek qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.



