Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup më 04.05.2024 (e shtunë)

MPB i njofton qytetarët e Shkupit se më datë 04.05.2024 (e shtunë), për shkak të mbajtjes së manifestimit me rastin e përvjetorit të vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në kishën “Shën Spas” në Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në Shkup, nëse është e nevojshme, do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, gjegjësisht nëse është e nevojshme, rruga “Samoilova” do të mbyllet për qarkullim në drejtim nga rruga “Iljo Vojvoda” (Viadukti Samoilova) në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski”.
Ministria e Punëve të Brendshme po ashtu njofton qytetarët e Shkupit se me datë 05.04.2024 (e shtunë), Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në Shkup do të vendosë një regjim të veçantë të komunikacionit për rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
Me datë 05.04.2024, në periudhën nga ora 18:00 deri në përfundim të manifestimit me rastin e festës fetare të Pashkëve, sipas nevojës në qendër të qytetit do të jetë e mbyllur për qarkullim: 1 Blvd. “Partizanski Odredi” nga kryqëzimi me rrugën “Franklin Roosevelt” deri në kryqëzimin me “Blv VMRO”. 2. Blvd. “Shën Klimenti i Ohrit” nga kryqëzimi me “Ilindenin” deri në kryqëzimin me rr. “Dimitrie Çupovski”. 3. Automjetet nga transporti publik i qytetit, të cilat kalojnë mbi urën “Goce Dellçev”, sipas nevojës do t’u ndërrohet rruga e lëvizjes, gjatë së cilës do të lëvizin përgjatë Blv. “Ilinden” dhe përmes rrugës “Franklin Roosevelt” në “Blv Partizanski Odredi”, ndërsa autobusët që kalojnë nëpër Qendër do të lëvizin përgjatë rrugës “Metropolit Teodosij Golloganov”, pas së cilës do të kthehen në Blv. “Partizanski Odredi” përmes rrugës “Franklin Roosevelt”. Në drejtim të kundërt, autobusët do të përdorin të njëjtat korsi trafiku.
Në komunën e Gjorçe Petrovit, nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim rruga “Makedonska Vojska” para kishës “Shën Pjetri dhe Pali” në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Partizanski Odredi” deri në rrugën “Gjorçe Petrov”.
Në komunën e Aerodromit nëse ka nevojë do të mbyllet për qarkullim edhe rruga lokale për në fshatin Lisiçe. Gjithashtu, rrugët e tjera që gravitojnë rreth objekteve fetare do të mbyllen për qarkullim sipas nevojës. Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon deri tek qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugët ku do të zhvillohen ngjarjet.



