Regjim i posaçëm në rrugët qendrore të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët e Shkupit se sot dhe nesër, me rastin e vizitës së delegacionit të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Popullor të R. të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në rajonin qendror të Shkupit.
Nga MPB u apelojnë qytetarëve që t’i respektojnë urdhërat, të cilat i japin nëpunësit policorë.