Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të festës së Pashkëve

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në periudhën nga ora 18:00 deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës fetare dhe shtetërore “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, në qendrën e qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë komunikacioni.
Sipas nevojës për qarkullim do të mbyllen bulevardi „Aradhat Partizane” nga kryqëzimi me rrugën „Frenklin Ruzvelt” deri te kryqëzimi me bulevardin „VMRO”, bulevardi „Shën Klimenti i Ohrit” nga kryqëzimi me bulevardin „Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën „Dimitrie Çupovski”, rruga „Mitropolit Teodosij Gologanov“ nga kryqëzimi me rrugën „9 Maji” deri te rrethrrotullimi me rrugën „Shën Kirili dhe Metodi”.
Qytetarët do të mund të shfrytëzojnë rrugët alternative, sipas udhëzimeve të punonjësve të policisë.



