Refuzoi negociatat me SHBA-në, Trump kërcënon Iranin

Presidenti Donald Trump dërgoi një paralajmërim të theksuar për Iranin për mundësinë e bombardimeve dhe taksave sekondarë nëse Republika Islamike nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara mbi programin e saj bërthamor.
“Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime“, tha Trump në një intervistë telefonike për NBC News.
Presidenti i Iranit tha të dielën se Republika Islamike refuzoi negociatat me SHBA-në mbi programin e saj bërthamor që po zhvillohet me shpejtësi, duke ofruar përgjigjen e parë të Teheranit për një letër që Trump i dërgoi liderit suprem të vendit.
Trump përmendi gjithashtu mundësinë e rivendosjes së presionit ekonomik, të ngjashëm me veprimet e tij të mëparshme.
“Ka mundësi që nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, unë do të vendos tarifa sekondarë ndaj tyre, siç bëra katër vjet më parë“, tha Trump për moderatoren e “Meet the Press”, Kristen Welker.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, një pakt që vendoste kufizime të rrepta mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.