Reali është penduar që e ka huazuar Endrickun te Lyoni

Kriza aktuale në repartin ofensivë të Real Madridit ka nxitur reflektime të thella në Valdebebas, sidomos sa i përket vendimit për ta huazuar Endrickun muajin e kaluar.

Me Vinicius Jr., Rodrygo dhe Jude Bellingham të padisponueshëm për sfidën ndaj Valencias, Kylian Mbappe mbetet praktikisht opsioni i vetëm sulmues i konfirmuar, një situatë e pazakontë për një klub të këtij niveli.
Sipas Diario AS, brenda drejtuesve madrilenë po rritet ndjesia e keqardhjes për lejimin e talentit brazilian të transferohej te Lyoni në formë huazimi.

Në momentin e marrëveshjes, lëvizja u konsiderua si zgjidhja më e arsyeshme, për shkak të minutave të kufizuara që Endrick po merrte nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Bisedimet u përshpejtuan pasi trajneri dha miratimin e tij, por ironikisht, Alonso u shkarkua vetëm pak ditë më vonë.

Që nga transferimi në Ligue 1, 18-vjeçari ka treguar potencialin e tij me pesë gola dhe dy asistime, duke përforcuar perceptimin se mund të kishte kontribuar më shumë edhe në “Santiago Bernabeu”.
Edhe pse Endrick pritet të rikthehet sezonin e ardhshëm, mungesa e tij në pjesën e mbetur të këtij sezoni shihet si një llogaritje e gabuar në planifikimin sportiv të klubit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button