Real Madridi në kërkim të pasuesit të Kroosit

Pas transferimeve të Trent Alexander-Arnoldit, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, Real Madridi konsiderohet i kompletuar, përveç në rast të ndonjë largimi të mundshëm si ai i Alaba apo Rodrygo.

Tani fokusi kryesor është gjetja e një mesfushori që mund të zëvendësojë Toni Kroos, dirigjentin e skuadrës.

Klubi madrilen ka kapacitet financiar për një tjetër goditje të madhe këtë verë, veçanërisht nëse shitet Rodrygo për të cilin pritet të ofrohen 80-100 milionë euro. Megjithatë, në treg mungojnë alternativa me prestigj të mjaftueshëm për të zënë vendin e titullarit në “Bernabéu”.

Në listën e Realit janë emra si Barella (Inter), Enzo Fernández (Chelsea) dhe Mac Allister (Liverpool), por të tre janë thelbësorë për ekipet e tyre dhe kanë kontrata afatgjata, duke e bërë transferimin e tyre shumë të vështirë.

Ndërkohë, në skenë është rikthyer Rodri i Manchester Cityt. 29-vjeçari spanjoll u rikthye në fund të sezonit pas një dëmtimi të rëndë në gju që e mbajti jashtë fushave për nëntë muaj.

Reali po e ndjek me kujdes situatën e tij, sidomos për shkak të faktit se kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe ende nuk është rinovuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button