Reagon personeli: Gjinekologjia e Çairit kurrë nuk ka pasur drejtoreshë më të mirë

Ndryshe nga seç u paralajmërua ditë më parë në disa media, personeli i Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nënë Tereza” – Çair, shprehet mjaft i kënaqur nga puna e drejtoreshës së spitalit.
Në një letër publike dërguar mediave të vendit, ata thonë se prej vitesh kanë kërkuar qasje të barabartë dhe korrekte në punë, gjë që ka munguar thuajse dy dekada, e që tashmë e kanë.
Po kështu ata shprehen se me emërimin e drejtoreshës së re, ka marrë fund diskriminimi dhe janë rikthyer vlerat profesionale në këtë institucion tejet të rëndësishëm shëndetësor.
“Disa individë keqpërdorin ‘personelin e spitalit’”, thuhet në letrën dërguar mediave si përgjigje ndaj akuzave të para disa ditëve. “E dënojmë ashpër letrën e dërguar nga i ashtuquajturi ‘personel i gjinekologjisë’ – Çair, sepse personeli jemi ne rreth 250 të punësuar …. dhe si asnjëherë më parë jemi duke punuar të lirë, me vullnet, në një terren të barabartë të krijuar nga drejtoresha jonë, e cila është e dëshmuar me vite këtu për edukatë, sjellje, kulturë dhe profesionalizëm”, nënvizohet në letër. “Këta individë, të ashtuquajtur ‘personel’, nuk kanë të drejtë të thirren në emrin e të gjithëve, e as të shpifin për gjëra që kurrë nuk do t’i bënte një drejtoreshë si dr. Pranvera Izairi. Prandaj presim kërkimfalje nga të njëjtit dhe i sigurojmë pacientët se nuk lejojmë persona te tillë të ndikojnë në punën dhe imazhin tonë si spital!”, thuhet në letër.
I gjithë presioni ndaj drejtoreshës filloi pasi që BDI – parti që thuajse dy dekada e ka udhëhequr këtë institucion, u shpreh e pakënaqur nga drejtoresha dr. Pranvera Izairi, emëruar si kuadër i VLEN-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button