Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri në Shkup: Një 50 vjeçar i shtruar në Klinikën Infektive

Pesëdhjetë vjeçari i cili qëndronte në burgun “Idrizovë” ka raportuar të martën se është kafshuar nga gjarpri. Kështu ka bërë të ditur sot Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Shkup, nga ku thonë se ky është rasti i parë i regjistruar i kafshimit nga gjarpri, pasi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK) vazhdimisht ka apeluar për kujdes për shkak të shfaqjes së gjarpërinjve në zonat e banuara, veçanërisht në lagje në kryeqytet.
“Pas raportimit se një person është kafshuar nga gjarpri, personi me autoambulancë është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Shkup. Ai do të jetë atje për disa ditë trajtimi dhe do të vëzhgohet”, thonë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.
Nga aty apelojnë qytetarët që të kenë kujdes se ku lëvizin gjatë qëndrimit në natyrë, si dhe të veshin veshje të përshtatshme për t’u mbrojtur nga kafshimi i gjarpërinjve.
Disa ditë më parë, Qendra për Menaxhimin e Krizave bëri apel për të pasur kujdes gjatë ecjes në natyrë për shkak të pranisë së gjarpërinjve. Nga atje ata thonë se gjarpërinjtë zakonisht ikin nga njerëzit, por nëse ata shqetësohen ose shkelen aksidentalisht ose futen në kurth atëherë ata mund të sulmojnë dhe kafshojnë.
Në një rast të tillë, shton QMK-ja, është e që nevojshme të telefonojnë në numrin e vetëm të telefonit të urgjencës 112, nga ku do të lidhen me shërbimin e urgjencës mjekësore dhe do të marrin këshilla për trajtimin e mëtejshëm.
Është veçanërisht e rëndësishme, thonë nga QKM, që qytetarët të marrin trajtim sa më të shpejtë mjekësor nëse kafshohen nga gjarpri helmues.
“Nuk ka institucione të specializuara për largimin e tyre, por ka individë, por edhe shoqata civile për mbrojtjen e kafshëve, të cilat mund të ndihmojnë qytetarët që të largojnë në mënyrë të sigurtë gjarpërinjtë dhe zvarranikët e tjerë nga ndërtesat dhe sipërfaqet”, thotë QMK.
Në qershor, gjarpërinjtë u panë në Shkup dhe Prilep.



