Rasti i Llaskarcës: 39 vjet burg gjithsej për 6 persona

Gjithsej 39 vite burg janë dhënë për të gjithë të pandehurit e procesit “Llaskarca”, për aksidentin e autobusit “Durmo Tours”, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën mbi 30 persona. Kurse gjykatësja Diana Gruevska, para se ta shqiptonte aktgjykimin tha se ky proces për të ishte sfidë, sepse është një proces kompleks në të cilin duhet të vendoset drejtësia.

“Bëhet fjalë për një nga aksidentet më të mëdha të komunikacionit që tronditi thellë opinionin e gjerë të Maqedonisë”, tha gjyqtarja Gruevska.

Gjykata dënoi me 4 vjet burg për të akuzuarin e parë Durmish Beluli, 6 vjet burgim për të dytin Ramzi Miftari, 5 vjet burg për punonjësit e qendrës teknike të kompanisë, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski dhe 14 vjet burg për shoferin e autobusit, Manoil Trifunovski.

“Të pandehurit janë fajtorë për shkak se nga viti 2017 deri në vitin 2019, Durmish Beluli si pronar dhe Ramzi Miftari si përgjegjës i “Durmo Tours” nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë në qarkullimin e autobusëve edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se mund të ketë dëme dhe pasoja të dëmshme dhe me këtë u shkaktua rrezik për jetën dhe trupin e personave të cilët ishin transportuar me autobusin që udhëtonte Shkup-Gostivar-Shkup, për shkak të të cilit një aksident trafiku ka rezultuar me vdekjen e 16 personave dhe lëndime trupore të 32 personave”, tha gjykatësja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button