Rasti ‘Banjska’, nis rrëfimin përmes video-linkut dëshmitari nga Maqedonia e Veriut

Në Gjykatën e Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 2023.Në seancën e sotme (18.02.2026) ka filluar dëshminë dëshmitari Goran Taneski. I njëjti dëshminë e tij është duke e dhënë përmes video-linkut nga Maqedonia e Veriut.Në këtë rast, duke u gjykuar në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë, më 24.09.2023, janë: Dushan Maksimoviq, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq. Të tre gjenden në paraburgim që nga dita e sulmit terrorist.

Sipas PSRK-së, 45 persona duke përfshirë edhe tre të lartcekurit që janë në paraburgim akuzohen se më 24.09.2023 kanë kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë zyrtarin policor, Afrim Bunjaku.Nga radhët e Prokurorisë Speciale prezent është prokurori Naim Abazi, dhe tre të akuzuarit me mbrojtësit e tyre.

Nga radhët e Prokurorisë Speciale prezent është prokurori Naim Abazi, dhe tre të akuzuarit me mbrojtësit e tyre.Kujtojmë se në seancën e datës 16.01.2026 gjykimi për rastin “Banjska” ka filluar rishtazi gjykimi. Kjo pasi kryetari i trupit gjykues në këtë rast ka qenë Arben Hoti, mirëpo me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit, lëndën për gjykim e ka marrë gjyqtari Ngadhnjim Arrni, i cili së fundi është bërë edhe kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button