Rasti “Alfa”, Mexhiti: Nuk jemi si Grubi e ata të tjerët, po punojmë aty ku duhet

-Ne po bëjmë punën tonë, fjalën kryesore e ka gjyqësia, thotë zv/kryeministri Izet Mexhiti, pas vendimit të Gjykatës Penale të refuzohet kërkesa e palës mbrojtëse të Agim Islamit, për rigjykim të rastit “Alfa”, përcjell TV21. Mexhiti thotë se për dallim prej pushtetit paraprak, siç thotë ai, “po punojmë aty ku duhet”.
“Ata që i kanë marrë votat në rastin Alfa, është z.Grubi. Por ne nuk jemi si Grubi dhe ata të tjerët që e kanë keqpërdorur rastin, nuk kanë lëvizur asnjë milimetër, ne po punojmë aty ku duhet, edhe dështimet dhe gabimet e tyre do të mundohemi t’i përmirësojmë”, tha mes tjerash Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button