Rastet e ish “PSP”- së po bien si kullë prej letre, shpëton edhe Antonio Milloshoski

Pas ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov, edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka shpëtuar nga një rast të ngritur nga ish Prokuroria Speciale e njohur si “I Fuqishmi”, raporton Alfax. Ai ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar por për shkak të vjetërimit të lëndës, Milloshoski nuk do të jep llogari para organeve të drejtësisë, dhe madje atij do ti paguehn edhe shpenzimet gjyqësore.
Rasti “I fuqishmi”, i nisur nga ish-PSP, ka të bëjë me shitjen e pronës shtetërore në Komunën e Makedonski Brodit.
“Sipas ndryshimeve të bëra nga Prokurori Publik dhe se në fazën e fjalës mbyllëse, gjykata në bazë të Ligjit, përkatësisht nenit 402 pika 6 e Kodit të Procedurës Penale, me aktgjykim rrëzon propozimin e prokurorit për shkak të VJETËRSIMIT ABSOLUT të ndjekjes penale në zbatim të nenit 107 paragrafi 1 pika 4 lidhur me art. 108 paragrafi 6 i KP”, njoftoi gjykata.Alfax.



