Raportuesja e OKB-së: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza me armë amerikane dhe evropiane

Francesca Albanese, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret e pushtuara palestineze, dënoi “indiferencën” e botës ndaj gjakderdhjes masive në Gaza pas masakrës së mbëmshme në në një shkollë ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në qytetin e Gazës.
“Izraeli po kryen gjenocid mbi palestinezët në lagje, spitale, shkolla, kamp refugjatësh, në ‘zona të sigurt’. Me armë amerikane dhe evropiane,” postoi Albanese në X.
“Palestinezët të na falin për paaftësinë tonë kolektive për t’i mbrojtur ata, duke nderuar kuptimin më themelor të ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar ajo më tej.
Breaking: Israeli occupation forces have just targeted another school in Gaza City early this morning. So far, 100 people have been killed, mostly women and children. pic.twitter.com/BPM3kddKX9
— حسام شبات (@HossamShabat) August 10, 2024



