Raportohet se të hënën hiqen përfundimisht sanksionet e BE-së ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian pritet të heqë të hënën, më 2 mars, të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në qershor 2023, tha korrespodenti i Kohës Ditore në Bruksel, Augustin Palokaj.

Sipas burimeve në të cilat thirret Palokaj, vendimi për heqjen e masave është marrë nga Komisioni Evropian dhe do të miratohet nga vendet anëtare në takimin e Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor (COWEB) në Bruksel.

Masat ndëshkuese, që synonin të kufizonin qasjen e Kosovës në fonde të BE-së dhe takime politike me nivel të lartë, përfshinin bllokimin e rreth gjysmë miliardi eurosh dhe refuzimin e takimeve jashtë dialogut rajonal.

Heqja e masave vjen pas paralajmërimeve të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe vizitës së planifikuar mes 11–13 mars nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila nuk kishte vizituar Kosovën gjatë 14 muajve të mandatit të saj.

Sipas BE-së, të gjitha procedurat teknike janë kryer dhe vendimi për heqjen e masave synon të përmbushë paralajmërimet e mëparshme, duke rifilluar mbështetjen financiare dhe bashkëpunimin politik me Kosovën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button