Raportohen aktivitete ushtarake izraelite në gjithë Gazën, plagoset një palestinez

Një burim nga spitali al-Awda i ka thënë Al Jazeera-s se një palestinez është plagosur nga plumbat e ushtrisë izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka shkatërruar ndërtesa banimi në juglindje të Khan Younisit, në jug të Gazës.
Gjithashtu është raportuar edhe bombardim artilerie izraelite në zonat lindore të Deir el-Balahut.



