Raporti rus: 30 maqedonas janë vrarë duke luftuar për Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi numrin e përgjithshëm të luftëtarëve të huaj që luftojnë në anën e Ukrainës dhe numrin total të të vdekurve. Sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet ruse, 30 nga 90 luftëtarë nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur në luftimet me forcat ruse. Nuk ka të dhëna nëse dhe sa njerëz nga Maqedonia e Veriut mund të luftojnë në anën ruse.

“Që nga 24 shkurt 2022, gjithsej 13,387 mercenarë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të luftuar për neonazistët,” tha Ministria e Jashtme ruse, duke publikuar një tabelë sipas kontinentit dhe veçmas për çdo vend në botë që thuhet se kanë mercenarë në Ukrainë.

Në atë tabelë shkruhet se në palën ukrainase nga ajo datë, 24 shkurt 2022, janë regjistruar 90 persona nga Maqedonia e Veriut dhe se 30 janë “eliminuar”.

Autoritetet maqedonase deri më tani nuk kanë publikuar të dhëna apo vlerësime nëse dhe sa qytetarë maqedonas kanë qenë të përfshirë në këtë luftë.

Siç shihet, më së shumti “mercenarët” janë nga Polonia, afër tre mijë, nga të cilët gjysma – 1497 humbën jetën në front. Pas saj vijnë SHBA-të, Kanadaja, Gjeorgjia dhe Britania e Madhe dhe përqindja e të vdekurve nga radhët e tyre varion nga 40 deri në 50 për qind.

Nga rajoni ynë, numri më i madh i luftëtarëve janë nga Kroacia – 332, nga Bosnja dhe Hercegovina – 207, nga Shqipëria – 192, nga Kosova – 191, pasuar nga Maqedonia me 90 persona, nga Bullgaria – 32, nga Greqia – 4 dhe nga Serbia është vetëm një person i listuar si i bashkuar me forcat ukrainase.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse, në anën ukrainase ishin gjithsej 13.387 luftëtarë të huaj, nga të cilët 5.962 vdiqën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button