Raport: Viti 2024 më vdekjeprurësi për gazetarët

Viti 2024 shënoi vitin më vdekjeprurës për gazetarët, me të paktën 124 gazetarë të vrarë, prej të cilëve gati dy të tretat ndërlidhen me sulmet e Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), frekuenca e konflikteve globale, politike, kriminale apo ushtarake, është dyfishuar në pesë vitet e fundit, duke çuar në një rritje të konsiderueshme të vrasjeve të gazetarëve në vende si Sudani, Pakistani dhe Mianmari.

Efekti më domethënës ka qenë numri rekord i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në konfliktin Izrael-Gaza, me 85 vdekje të regjistruara në vitin 2024 dhe 78 në vitin 2023.

“Gazetarët konsiderohen civilë sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe shënjestrimi i tyre në një konflikt është një krim lufte”, thuhet në raport.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se vrasja e gazetarëve dhe punonjësve të medias nxjerr në pah rreziqet në rritje me të cilat përballet media dhe kërcënimin në rritje ndaj rrjedhës së informacionit në mbarë botën.

“Kushtet mund të bëhen më vdekjeprurëse për mediat kur ata që vrasin gazetarët nuk mbahen përgjegjës. Dhe më pak gazetarë do të thotë më pak informacion për qytetarët që kërkojnë të vërtetën”, thuhet në raport.

Sipas raportit, numri i përgjithshëm prej 124 vrasjeve të gazetarëve tejkalon “rekordin” e mëparshëm prej 113 vrasjesh në vitin 2007, kur gati gjysma e viktimave ishin për shkak të luftës në Irak.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button