Ramush Haradinaj thotë se duhet çliruar populli iranian

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit ndërkombëtare, duke theksuar se liria për popullin iranian është më afër se kurrë.

Në një deklarim publik, ai vlerësoi rolin e lidershipit amerikan në këto momente që i cilësoi si vendimtare për paqen dhe stabilitetin global.

“Liria për popullin iranian është më afër se kurrë. Në këto momente vendimtare për paqen dhe stabilitetin global, lidershipi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dëshmuar edhe njëherë vendosmërinë dhe forcën e tij të pakontestueshme në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit të saj strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krah të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar.

“Ne besojmë fuqishëm se liria dhe demokracia do të triumfojnë. Historia ka treguar se kur kombet e lira qëndrojnë së bashku, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme,” është shprehur ai.

Në fund të reagimit të tij, Haradinaj ka përmbyllur me mesazhe bekimi për Shtetet e Bashkuara, Kosovën dhe të gjithë aleatët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button