Ramush Haradinaj: Ne duhet të jemi me Izraelin

Kryetari i AAK-sw, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit tw djeshwm tw Iranit nw drejtim tw Izraelit.
“Sulmi i mbrëmshëm është një sulm jo vetëm ndaj Izraelit por ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vlerat tona të përbashkëta sot cenohen seriozisht dhe Kosova duhet të rreshtohet pa asnjë mëdyshje me NATO-n, ShBA-të dhe Izraelin, në mbrojtje të lirisë.
Qëndrojmë me Izraelin sepse ndajmë një të kaluar të dhimbshme dhe e dijmë se sa kushton liria, andaj jemi me ata që e mbrojnë të njëjtën me çdo kusht”, ka shkruar Haradinaj



