Rama zbulon numrin e turistëve që kanë vizituar vendin nga janari në gusht

Kryeministri Edi Rama ka shkruar se 8.5 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë që nga muaji janar deri në gusht të këtij viti.

Komentet Rama i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shkruar se ky numër është jo vetëm më i lartë krahasuar me vitin e kaluar, por edhe me një larmishmëri më të madhe të vendeve të origjinës.

Sipas Ramës, këtë vit janë shfaqur flukse të reja turistësh nga vendet të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe nga Azerbajxhani, Kina e Japonia.

Postimi i Ramës:

💥✈️🇦🇱 8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan vendin tonë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me vitin e shkuar të shpërthimit të Shqipërisë Turistike, por edhe me një larmishmëri më të madhe të vendeve të origjinës, nga ku patjetër janë rritur flukset e mëparshme prej burimeve të mëparshme, po edhe janë shfaqur flukse të reja turistësh nga vendet të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, po edhe nga Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat premtojnë rritje të mëtejshme në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ndërsa viti turistik vijon me grupe të tëra që shijojnë destinacionet e shumta nga veriu në jug, në majat e maleve, pikat e trashëgimisë kulturore, luginat e lumenjtë përgjatë trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, si edhe në Tiranën e kthyer në stacionin e preferuar të turistëve🙏🏻🏡🥗⛰️🧗‍♀️🚵🏰🗺️

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button