Rama: Procesi i negociatave me BE-në po ecën sipas planit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se procesi i negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën sipas planit.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialistenë njësinë 7 në Tiranë, Rama u shpreh se nga tenxheret mediatike mund të arrish vetëm në përfundimin që është bllokuar procesi i integrimit europian, ndërkohë që kjo është 100% e pavërtetë.
“Procesi i negociatave të Shqipërisë në BE ecën sipas planit. Kemi një kalendar të dakordësuar me BE-në dhe kemi në tryezë një raport të KE-së për këtë fazë të negociatave që është absolutisht pozitiv”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se “të gjitha ekipet tona vazhdojnë punën për negociatat”.



